Site icon PORTALB

Afganistan, 17 të vdekur nga një sulm i talebanëve

Afganistan

Afganistan, ilustrim

Të paktën 17 rojtarë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të militantëve të talebanëve ndaj një patrulle në krahinën Tahar në verilindje të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Tahar, Javad Hijri, në deklaratën për gazetarët tha se, militantët kanë sulmuar patrullën.

Hijri tha se si pasojë e sulmit kanë humbër jetën 17 rojtarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Ai shtoi se me arritjen e përforcimeve, militantët janë zmbrapsur.

Ndërkohë, në deklaratën e bërë nga talebanët u pretendua se në sulm janë vrarë 21 rojtarë.

Exit mobile version