Site icon PORTALB

RMV, me kredi prej 70 milionë eurove do të rikonstruohen rrugët lokale

Me zgjerimin kjo rrugë u pasurua me katër korsi të reja. Foto -Printskrin

Ilustrim

Ministrja e Financave, Nina Angellovska dhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Marko Mantovaneli, kanë nënshkruar marrëveshje me të cilën do të sigurohen 70 milionë euro për rehabilitimin, rikonstruimin dhe mbindërtimin e 450 kilometrave rrugë lokale në 80 komuna në vend, njofton Portalb.mk.

Angellovska deklaroi se ky denarë i investuar në infrastrukturë katërfish kthehet, pasi që nxitet transporti, tregtia, turizmi dhe njëkohësisht sigurohen kushte më të mira për jetën e qytetarëve.

“Projektet janë pjesë e kornizës katërvjeçare të për bashkëpunim me Bankën Botërore me vlerë prej 420 milionë euro, e cila përfshinë investime në infrastrukturë, projekte për investim në kapital njerëzor, qëndrueshmëri fiskale dhe qëndrueshmëri të mjedisit jetësor”, tha Angellovsla.

Ajo shtoi se mjetet janë siguruar me kushte të volitshme, me afat të pagesës prej 15 vjetëve dhe grejs periudhë prej 5 vjetëve dhe kamatë prej 6% EURIBOR.

Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është formuar njësiti projektues për zbatimin e projektit, deri te i cili komunat mund të dorëzojnë projekte.

Exit mobile version