Site icon PORTALB

U takuan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i VMRO-së, Hristijan Mickoski, këto janë deklaratat e tyre

Ahmeti Mickoski

Ahmeti Mickoski

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u takua sot në Shkup me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton Portalb.mk.

Ahmeti: Më bëri përshtypje kandidati i VMRO-së, kishte një biografi mjaftë të begatë 

“Ishte një takim informues nga kryetari i opozitës, në respektim të Kushtetutës dhe marrëveshjes së arritur para 4 viteve në Përzhinë. Dëgjova me kujdes informatat nga Mickoski, bëri propozimin e tij për ministër të punëve të brendshme. Më bëri përshtypje që kandidati që kishin përzgjedhur kishte një biografi mjaftë të begatë dhe do të jetë, nëse dakordohen edhe me partinë në pozitë, një kandidat me eksperiencë të re. Mendoj që do ishte mirë për MBP-në por edhe për vendin tonë. Presim rezultatet nga takimi Zaev-Mickoski ” tha Ahmeti, njofton Portalb.mk.

Ahmeti – Mickoski

Ahmeti tha se për BDI-në nuk prish punë të ketë përfaqësues nga opozita në krye të institucioneve të vendit. Sa i përket Kodit Zgjedhor, Ahmeti tha se qëndimi i BDI-së dihet.

“Të ndryshosh Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve është e pamundur. Nuk e kemi këtë komoditet. Pas përfundimit të zgjedhjeve do të flasim për këtë. Tani është kohë e papërshtatshme dhe nuk kemi marrëveshje mes 24 partive që kanë qëndrime të ndyshme” tha ai.

Mickoski: E njoftova Ahmetin me kandidatin tonë për këtë në qeverinë teknike

“Në takim folëm për ministrin teknik të punëve të brendshme. E njoftova Ahmetin me kandidatin tonë për këtë në qeverinë teknike. Kemi një kandidat me biografi të pasur dhe është profesionist. Emrin e tij do ta shpalosi pas takimit me kryeministrin në ikje, Zaev. Pres të kem takim të këtillë të suksesshëm edhe me të” tha Mickoski.

Ai tha se sipas marrëveshjes së Përzhinës, është konsultuar me dy partitë më të mëdha në vend, LSDM dhe BDI. Por ai tha se mund të konsultohet edhe me opozitën shqiptare.

Mickoski ishte në takim edhe me kryeministrin dhe liderin e partisë qeveritare, LSDM, Zoran Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev nuk pret të ketë mos-marrëveshje mes partive sa u takon zgjedhjeve kadrovike për qeverinë teknike. Takimi me Hristijan Mickoskin është detyrim ligjor i kreut të opozitës, kurse me partnerin e koalicionit, Ali Ahmetin, nëse ka nevojë për koordinime shtesë për emrat e propozuar, do të dëgjohet me telefon.

Pas bordit ekzekutiv dhe qendror të LSDM-së, ku për kryeministër teknik u zgjodh ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ndërsa për zëvendëskryeministre në vendin e Koço Angjushevit u zgjodh Mila Carovska, Zaevi theksoi se në takimin e sotëm me Mickoskin do ta hap çështjen dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor me vendosjen e një njësie zgjedhore.

“Për një njësi zgjedhore mund të vendosim deri më 12 shkurt përkatësisht deri 60 ditë para zgjedhjeve derisa punon parlamenti. Ne nuk tërhiqemi nga kjo çështje, ndërsa edhe kolegët e partive më të vogla politike, komunitetet më pak të shumta etnike janë pro dhe duan. Ai është edhe premtimi ynë zgjedhor. Duhet edhe partitë tjera politike, si VMRO-DPMNE dhe BDI të ulen, ndërsa unë nesër do ta hap edhe këtë çështje, përderisa edhe Mickoski dëshiron të bisedojë. Është bukur nëse për atë vendosim me konsensus. Nesër do ta shfrytëzoj takimin me njeriun e parë të partisë më të madhe opozitare, ndoshta do të gjejmë ndonjë zgjidhje”, tha mbrëmë Zaev.

Zaev dhe Mickoski në takim do të kenë konsultime për qeverinë teknike.

Sipas ligjit, opozita duhet të vjen në konsultime për propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ai të pranohet nga pushteti (dy partitë më të mëdha).

Në takimin e liderëve te presidenti Pendarovski,u dakordua që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentareSipas procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveri teknike ose ajo të ndodh më 3 janar.

 

Exit mobile version