Site icon PORTALB

Thaçi: PDSH edhe më tutje është e gatshme të bisedojë për koalicion me LSDM-në

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, zgjedhje, takim liderësh, Vila Vodno

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi është më i gatshëm për biseda me LSDM-në se sa me VMRO-DPMNE-në. Partia e tij sot në Tetovë e përfundon organizimin partiak para se të fillojë fushata e zgjedhjeve, njofton MIA.

“Gjithmonë jam direkt, nuk luaj sikur oponentët e mi politik të cilët thonë se për ne janë të pranueshme edhe këto edhe ata. Është shumë i qartë fjalori politik, qasja e kryeministrit, sinqeriteti i kryeministrit të bisedohet për shumë çështje të rënda. Merita e tij për këtë që e zhbllokuam procesin integrues çon drejt gatishmërisë ne të bisedojmë edhe më tutje me LSDM-në”, tha Thaçi.

Ai konsideron se me partitë tjera të bllokut politik shqiptar nuk ka bazë për bashkëpunim dhe se shumë punë, siç tha, do të jenë të qarta kur të fillojë fushata.

Pas zgjedhjeve në degët në periudhën e fundit, PDSH sot në Tetovë e formon kryesimin e ri të Kuvendit qendror që ta fillojë fushatën zgjedhore në fillim të vitit 2020.

Exit mobile version