Site icon PORTALB

Zyrtare: Ibrahimoviq rikthehet në Milan

Ibrahimoviç me fanellën e AC Milan

Ibrahimoviç me fanellën e AC Milan

Ylli suedez i futbollit është rikthyer në San Siro pasi arriti marrëveshjen e një kontrate për një kohëzgjatje të shkurtër.

Zlatan Ibrahimoviqi është rikthyer në Ac Milan për një kohëzgjatje deri në fund të sezonit aktual të Serisë A, me një opsion për zgjerimin e saj edhe për sezonin e ardhshëm.

38 vjeçari ka qenë pa klub që nga fundi i kontratës me MLS, La Galaxy, transmeton Koha.net.

Ai, më parë ka qenë për dy vite pjesë e Milanit, ku ka shënuar 56 gola në 85 ndeshje si dhe ka fituar titullin e Serie A-së në 2011.

“Unë po rikthehem te klubi të cilin e respektojë shumë dhe te qyteti i Milanit, të cilin e dashuroj”, ka thënë Ibrahimoviq.

“Unë do të luftoj së bashku me lojtarët e tjerë të ekipit për të ndryshuar kursin e ekipit gjatë këtij sezoni. Unë do të bëjë gjithçka që kjo të ndodh”, ka shtuar Ibra.

Exit mobile version