Si të parandaloni rrudhat në kohën e duhur

Si një 20 e ca vjeçare, mund të jesh ende në gjendje t’ia dalësh me vodka-tonic apo me 4 orë në ditë gjumë, dhe të gjitha mund t’i bësh pa lënë shenja në fytyrë. Çelësi për të parandaluar shfaqjen e rrudhave është ta fillosh gjithçka që tani. Eksperti i lëkurës dhe mjeshtri Renée Rouleau, jep disa këshilla në mënyrë që të parandalosh në kohë shfaqjen e rrudhave, transmeton Revista Class.

Gjej diçka që i përshtatet lëkurës sate. Bëj kujdes me llojin e lëkurës që ke. Është e yndyrshme? E thatë? Me puçrra? Duke përdorur produkte që kujdesen për llojin e lëkurës që ke, do ta trajtosh atë në mënyrë më të shëndetshme.

Mos thyej rregullat themelore për përkujdesjen e lëkurës. Pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë duhet ta pastrosh fytyrën nga grimi i përditshëm, yndyra apo bakteret. Para se të shkosh në shtrat, duhet patjetër të pastrosh, tonifikosh dhe vendosësh një serum kundër moshës në vendet ku lëkura rezulton më së shumti e thatë.

Përzgjidh me kujdes produktet kundër plakjes së lëkurës. Tani, më shumë se kurrë, të gjitha gratë janë të ndërgjegjësuara për përdorimin e kremrave antimoshë. Edhe pse kjo është një gjë e mirë, nuk duhet tepruar. “Shumë kremra kundër shfaqjes së rrudhave kanë përbërës aktivë të fuqishëm, që rritin metabolizmin e qelizave”,– sqaron Rouleau. Në vend që të shpenzosh lekët me produkte të shtrenjta, do të ishte mirë të përqendroheshe tek ato kryesoret, që kanë të bëjnë me larjen, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës nga dielli.

Masazho fytyrën. Pastrimi i thellë i poreve një herë në muaj është i domosdoshëm, sipas Rouleau. Ai është ideal për një vajzë në të 20-at, sepse jo vetëm parandalon plakjen, por edhe shkatërron bakteret që provokojnë shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Nëse nuk mund ta praktikosh çdo muaj, rekomandohet katër herë në vit, një herë në çdo stinë.

Përdor krem për sytë. Duke filluar që në moshë të re, mund të shmangësh daljen e rrudhave në pjesën e syve, e para ku shfaqen shenjat e moshës. Nëse je 20 vjeç dhe kanë filluar shenjat e para rreth syve, duhet të përdorësh një krem për sytë, të mirëformuluar, në mënyrë që të mbash pjesën delikate të ushqyer dhe të mbrojtur.

Program për ushqimin dhe pijet

Konsumo ushqime të pasura me antioksidantë. Duke minimizuar dëmtimin e qelizave, ato luftojnë plakjen nga brenda – jashtë, plus që kanë përmbajtje të lartë fibrash, të ulët yndyre dhe janë një burim i mirë vitaminash. Perimet jeshile, frutat, gjithçka që pëmban Omega-3 (salmoni i egër), avokado, arra/fara dhe manaferra, janë disa prej këtyre ushqimeve.

Pi shumë ujë. Ne shpesh kemi dëgjuar se brenda ditës duhet të pish të paktën 8 gota ujë. “Sasia e ujit që duhet të konsumojmë është çështje individuale, sepse varet nga pesha trupore e secilit, niveli i aktivitetit ditor, gjendja shëndetësore dhe temperatura e brendshme”,- thotë Rouleau. Një rregull që mund të ndjekësh është 30 ml për 30 kalori të konsumuara. Nëse nuk je mirë me ekuacionet e matematikës, instalo në telefonin tënd programin iDrated dhe ai do të orientojë saktësisht sa ujë duhet të pish në varësi të moshës dhe peshës.

Udhëzimet e Rouleau-t:

Pi një gotë me ujë menjëherë pasi zgjohesh

Mbaj një shishe me ujë afër kur shkon në shtrat

Mbaj ujë në tavolinën e punës

Vendos në kompjuterin tënd një fletushkë, e cila do të kujton që duhet të pish ujë

Mbaj një bidon të vogël me ujë në çantë

Pi para, gjatë dhe pas ushtrimeve. Nëse ushtrimet zgjatin më shumë se 60 minuta, konsumo pije sportive.

Mbrojtja nga dielli

Mbrojtja nga dielli është pa diskutim mënyra më e mirë për të shmangur shenjat e moshës në lëkurë. Kremi kundër diellit duhet përdorur çdo ditë të vitit dhe jo vetëm kur është kohë me diell. “Në plazh, njerëzit më së shumti fokusohen të marrin krem me faktor të lartë mbrojtës, por në të vërtetë e gjithë çështja qëndron në vendosjen e kremit në sasinë e duhur dhe të shpeshtë  (të paktën çdo dy orë)”,- thekson Rouleau. Nëse ke lëkurë të ndjeshme, të yndyrshme apo me akne dhe kërkon një krem kundra diellit matt, përdor një formulë me oksid zinku. Për lëkurë normale dhe të thatë, përdor një formulë me minerale pa kimikate. Nëse përdor një krem me faktor mbrojtës në formën e pudrës për lëkurën tuaj, është një mënyrë tjetër e lehtë dhe e shpejtë për ta mbrojtur atë nga dielli.

Gjumi

Gjatë gjumit është koha kur trupi riparon të gjitha dëmtimet e ditës dhe ndërprerja e këtij procesi do të ngadalësojë qarkullimin e qelizave dhe do të ndërhyjë në qarkullimin e duhur të gjakut, duke e bërë lëkurën më të zbehtë”,- shprehet Renée. Mungesa e gjumit, gjithashtu, mund të përkeqësojë pothuajse gjithçka që ka të bëjë me lëkurën, duke përfshirë këtu puçrrat, ekzemat dhe shenjat e kuqe. “Bukuroshja e fjetur”, me sa duket, nuk është vetëm një përrallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button