Si dallohen lodrat e rrezikshme, këshilla nga inspektorët (VIDEO)

Inspektoriatet shtetërore kanë gjetur në tregje një sasi të madhe lodrash me përbërës të rrezikshme për fëmijët, transmeton TopChannel.

“Janë çuar për ekzaminim 42 kampione, rreth 80% e tyre kanë dalë problematikë pjesa më e madhe përsa i përket elementëve kimikë. Kemi lodra me përmbajte të lartë të pallateve që është një element i ndaluar tek lodrat. Ky element sjell pasoja serioze tek riprodhimi i fëmijëve”, shprehet Julian Llupo.

Prindërit para së të blejnë një lodër duhet të lexojnë etiketimin e saj. Por në vendin tonë pothuajse është e pamundur të gjesh etiketa në gjuhën shqipe. Sikur të mos mjaftonte kjo, prodhuesi kineze logon e tij të markimit e ka të ngjashme me atë të bashkimit Europian dhe kjo nuk është bërë pa qellim.

Gazetarja: Më fal sit a dalloi unë nëse një lodër është cilësor?

Shitësja: po ja merr këto origjinalet, ajo e madhja që kenë dorë nuk është e mirë.

“Është vendosur një material ngjitës mbimarkimin dhe elementët e tjerë shpjegues, i cili është i ndaluar dhe nuk duhet të tregtohet. Mallrat kineze i përdorin këto lloj inicialesh që nuk janë markim , në shumë raste nënkupton “China Export|”, ka thënë Julian Llupo.

Sipas ekspertëve lodrat më pak të rrezikshme janë ato prej lëndës së drurit. Ndërkohë abuzimet më të mëdha bëhen me personazhet e filmave vizatimor, Kujdes një pjatë me portretin e Frozenit, apo Spidermanit mund të shkaktoj probleme serioze për shëndetin e fëmijës suaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button