Site icon PORTALB

S’ka pushim për Allegrin, nisi bisedimet me gjigantin evropian

Massimiliano Allegri

Massimiliano Alegri

Po shijon pushimet që pas largimit nga Juventus verën që lamë pas, por ka ardhur koha që Massimiliano Allegri-n ta shohim përsëri në krye të një ekipi. Paris Siant Germain me në krye drejtorin sportiv Leonardo janë vendosur në kërkim të një zëvendësuesi për Thomas Tuchel dhe emri i italianit shikohet si më i kuotuari për të marrë drejtimin e gjigantit parisien, transmeton TopChannel.

Tuchel po bën shumë mirë në këtë sezon me djemtë e tij, me të cilët aktualisht ndodhet në vendin e parë në kampionat, por gjithashtu i siguroi dhe vendin e parë në fazën e grupeve të “Uefa Champions League”, duke vazhduar më tej në tur. Por klubi duket se nuk është i kënaqur me shërbimet e tij dhe për këtë arsye dëshirojnë që ta zëvendësojnë. Allegri ofron më siguri në krye të pankinës, pasi këtë gjë e ka konfirmuar me Juventusin dhe Milanin në Serie A.

Gjithashtu drejtori sportiv Leonardo e njeh shumë mirë teknikun dhe ruajnë raporte të shkëlqyera së bashku, dhe është pikërisht Leonardo ai që po shtynë me forcë arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. Në muajt e fundit për postin e trajnerit të PSG-së janë përfolur edhe emra si Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti, me këtë të fundit që tashmë është transferuar në Angli tek Everton. Në rastin e një marrëveshjeje Allegri nuk do ta merrte drejtimin e skuadrës në mes të sezonit por në verën e vitit të ardhshëm, duke e nisur sezonin e ri futbollistik me një merkato të ideuar sipas planeve të tij.

Exit mobile version