Më 24 dhjetor me breshëri plumbash në Londër u vra një 30 vjeçar nga Kosova.
Flamur Beqiri, i njohur ndryshe edhe si “Alex”, ka lindur në Ferizaj, por ka një kohë që jeton dhe vepron në Londër si producent i disa artistëve të njohur në Angli.
Akoma mbetën të panjohur atentatorët dhe policia është në kërkim të tyre, transmeton KlanKosova.
Sipas ‘The Gurardian’, në mbrëmjen e 24 dhjetorit, natën e Krishtlindjes, rreth orës 21:00 të mbrëmjes fqinjët raportuan në polici për disa të shtëna me armë zjarri.
Ekipet e emergjencës, shkuan në vendin e ngjarjes ku konfirmuan vdekjen e 30 vjeçarit kosovar.