Futbollisti me origjinë shqiptare po mendon seriozisht largimin nga “topçinjtë” pas problemeve që ka me tifozët dhe drejtuesit e klubit londinez. Disa skuadra janë në garë për të fituar shërbimet e 27-vjeçarit, transmeton OraNews.
Granit Xhaka duket se i ka ditë e numëruar tek skuadra e Arsenalit.
Së fundmi sipas asaj që raporton media italiane “transfermarketweb.com” në garë për Xhakën ka hyrë edhe Milani. Kuqezinjtë e shikojnë kapitenin e Zvicrës si njerun ideal për t’u përforcuar në repartin e mesfushës.
Arsenali për ta lën të lirë Granitin kërkon të paktën 30 milionë euro, një shifër që mund të përballohet nga klubi i Milanit.