Site icon PORTALB

Historia e trishtë e një dite të gëzuar

Tërmeti në Thumanë, Durrës

Tërmeti në Thumanë

Festa e Krishtlindjes i gjeti në çadër qindra familje në zonat e prekura. Në kushte të vështira, ata që i përkasin besimit të krishterë thanë se nuk mundën të festojë ashtu siç kanë bërë çdo vit, transmeton OraNews.

Krishtlindja dhe festa e ndërrimit të viteve është ajo kohë e vitit kur të gjithë mblidhen në shtëpi me familjen.

Por mijëra njerëz në Lezhë, Durrës e Tiranë kjo Krishtlindje i gjeti pa shtëpi mbi kokë.

E tillë ishte kjo festë në tre familje të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Bilaj të Krujës.

Aty këtë vit në sytë e fëmijëve nuk kishte gëzim, por vetëm shpresë e lutje, se pas kësaj, ditë më të mira do të vijnë.

“Në çadër, më është prishur shtëpia dhe nuk kam ku ta festoj.”

Në një çadër vere në mes të dimrit dhe në pamundësi për të ndryshuar gjendjen, prindërit duken të dorëzuar.

“Nuk kemi ku ta lusim festën. Mundi jonë është shkatërruar. Ka ik gjithçka. Jemi në momentet më të këqia”.

Një çadër dimri, një kontenier dhe sa më parë një çati mbi kokë  është dëshira e qindra fëmijëve që kjo festë i gjeti të pastrehë.

Exit mobile version