Site icon PORTALB

Në kartolinën e festave, Adele nuk njihet, ka humbur në peshë

Adele

Adele

Adele gjatë këtij viti ka ndryshuar shumë. Këngëtarja e hitit “Someone like you” me sa duket ka vendosur që të humbasë kilet e tepërta, për të cilat jo rrallëherë është komentur. Mirëpo, ato i përkasin të shkuarës tashmë, sepse ylli britanik duket komplet ndryshe në këtë vigjilje Krishtlindjesh. Ajo ka publikuar në Instagram kartolinën e Krishtlindjeve dhe duket aq ndryshe, shkruan Class.

E veshur me një fustan elegant, Adele me siguri ndihet krenare për ndryshimin që ka pësuar këtë vit.

Exit mobile version