Site icon PORTALB

Ndodhi edhe kjo, skandalet në futbollin italian nuk kanë të ndalur

FIORENTINA-NAPOLI 24-08-2019 ESULTANZA DI NIKOLA MILENKOVIC FRANCK RIBERY E RICCARDO SOTTIL. GALASSI SILVANO/SILPRESS

Problemet për skuadrën e Fiorentinës nuk kanë fund. Pas rezultateve negative dhe largimit nga stoli i Vinceso Montellës, një tjetër problem shfaqet për klubin “fjollcë”, transmeton OraNews.

Gjatë takimit me Romën ku Fiorentina humbi me rezultatin 1-4, në momentin ku të “zotët e shtëpisë” pësuan golin e tretë të shënuar nga Pellegrini, mesfushori Diarra i Romës gjeti në fushën e lojës një metal. Menjëherë ia dorëzoi arbitrit.

Fillimisht u mendua se sendi i hedhur ishte një shufër hekuri, më pas u bë me dije se kishim të bënim me një grirëse marijuane. Pas këtij episodi, Fiorentina rrezikon të marr një dënim apo gjobë nga federata italiane.

Exit mobile version