Site icon PORTALB

U arrestua shkupjani në kufirin e Bllacës

Policia, MPB, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"

Foto arkiv, MPB

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se dje në ora 18:00 është arrestuar një qytetar në Pikën kufitare Bllacë e poshtme, transmeton Portalb.mk.

I arrestuari është 26 vjeçari M.M. nga fshati Haraçinë, pasi në MPB figuron si ‘i arrestuar’.

Me urdhër të Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ai është dorëzuar tek zyrtarët policor në Stacionin policor të Gazi Babës për vazhdimin e procedurave.

Exit mobile version