Site icon PORTALB

Rrahje, katër persona bëhen për spital

Rrahje, Ilustrim

Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:55 në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje ku ishin të përfshirë katër persona.

Si pasojë e lëndimeve katër personat kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në QKUK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë, transmeton KlanKosova.

Exit mobile version