Site icon PORTALB

Sot zgjedhjet presidenciale në Kroacia

Zgjedhjet ne Kroaci

Zgjedhjet ne Kroaci

Kroacia po mban sot (22 dhjetor) zgjedhjet presidenciale.

Janë 11 kandidatë që marrin pjesë nga të cilët 3 janë më të favorshëm për tu zgjedhur, Presidentja Kolinda Grabar-Kitarovic e qendrës së djathtë të Unionit Demokratik Kroat, Zoran Milanoviç i Partisë Social-Demokratike (SDP) e qendrës së majtë dhe Miroslav Skoro, një këngëtar popullor i mbështetur nga partitë e krahut të djathtë.

Të tre kandidatët parashikohet të fitojnë midis 23 dhe 25 përqind të votave, transmeton OraNews.

Një kandidat duhet të fitojë një shumicë absolute për t’u shpallur fitues i hapur.

Nëse asnjë pretendent nuk fiton me 50 përqind, dy kandidatët e parë do të përparojnë në balotazhin e 5 janarit.

Exit mobile version