Site icon PORTALB

Zidane tregon cili është trajneri më i mirë në botë

Zinedine Zidane

Gjatë konferencës së fundit për shtyp, përpara takimit që Reali do të zhvillojë me Bilbaon, Zinedine Zidane është pyetur dhe në lidhje me Pep Guardiolan, trajnerin e Manchester Cityt, kundërshtari i ardhshëm i “Los Blancos” në Champions League.

“Kemi luajtur shpesh kundër njëri-tjetrit si futbollistë dhe e respektoj shumë si trajner, sepse mendoj se ai është trajneri më i mirë në botë. Këtë e ka shfaqur gjatë gjithë karrierës së tij”, ka theksuar Zidane, transmeton Insajderi.

Më herët për këtë çështje kishte folur dhe Guardiola, i cili pati theksuar se si lojtar kishte ëndërruar të luante në një ekip bashkë me Zidanen.

Exit mobile version