Site icon PORTALB

Një tërmet 6.4 ballë e goditi Pakistanin

Tërmet- Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot rajonin verilindor dhe veriperëndimor të Pakistanit, duke shkaktuar largimin me nxitim dhe në panik të mijëra njerëzve në rrugë, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare e Monitorimit Sizmik në Islamabad tha se thellësia e tërmetit ishte 210 kilometra ndërsa epiqendra ishte në vargmalet Hindukush, njoftoi transmetuesi lokal Geo News.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale nga tërmeti. Lëkundjet janë ndier në kryeqytetin Islamabad dhe në qytete të tjera të vendit.

Tronditje të mëdha u ndjenë edhe në pjesën e Kashmirit nën kontrollin e Pakistanit, i njohur zakonisht si Azad Kashmir.

Exit mobile version