Site icon PORTALB

Protesta e paprecedent, të rinjtë e papunë nga Tunizia kërcënuan se do bëjnë vetëvrasje në grup

Protestë, Budapest

Protestë, Budapest

Shumë të rinj të papunë nga provinca Kasserine në Tunizinë perëndimore u mblodhën jashtë parlamentit të vendit dhe kërcënuan se do të kryejnë vetëvrasje, shkruan Oranews, transmeton Portalb.mk.

Protestuesit organizuan një protestë të ulur dhe më pas u përpoqën të hynin në parlament, duke kërcënuar se do të bënin vetëvrasje.

Ata mbanin bombola gazi në duar dhe thanë që kërkesa e tyre e vetme ishte gjetja e një pune.

Të rinjtë, kryesisht të diplomuar në universitete, kërkuan nga Kryetari i Parlamentit dhe Anëtarët e Provincave Kasserine që të ndërmarrin një angazhim me shkrim për punësimin e tyre.

Ata gjithashtu kërkuan që marrëveshja e nënshkruar në 29 dhjetor 2017 nga qeveria e Youssef Sahed për të rekrutuar 183 të rinj të papunë nga qyteti i Kasserin të aktivizohet.

Exit mobile version