Site icon PORTALB

BDI e vetme në zgjedhjet e 12 prillit

1 Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Takim liderësh, ecje, nervoz, Artan Grubi,

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 prilli jashtë koalicioneve, theksoi deputeti Artan Grubi, transmeton Portalb.mk.

“Në këto zgjedhje do të shkojë e vetme, pa koalicione, as me parti maqedonase e as shqiptare”, deklaroi Grubi.

Ai ndërkohë ka kërkuar nga partitë tjera shqiptare që të bëjnë koalicion që të maten me BDI-në.

“Këtu është BDI e cila do t’i fitojë zgjedhjet dhe mendoj se do t’i përfaqësojmë ashtu siç i kemi përfaqësuar shqiptarët në 17 vitet e kaluara në mënyrë dinjitoze”, deklaroi Grubi.

Ndërkohë ka deklaruar se punimet për Kongresin e radhës të BDI-së që do të mbahet më 21 dhjetor, po zhvillohen ‘me qëndrime të harmonizuara’.

Exit mobile version