Presidenti Pendarovski: Prej kur jemi shtet asnjë politikan nuk ka shkuar prapa grilave, vetëm të varfrit ndëshkohen

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e fundvitit në Kuvend e porositi pushtetin e ri që do të zgjidhet nga zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit të vitit 2020 që të fillojë me pastrimin e gjyqësorit, por fillimisht me pastrimin e politikanëve, njofton Portalb.mk.

“Për shumë raste gjyqësore deri më tani nuk pamë përfundim, ndërkaq disa u vjetërsuan. Maja e gjendjeve të këqija në sistemin gjyqësor është afera “Reket”, ndërkaq kreatori i regjimit iku nga drejtësia. Asnjë politikan i lartë ose biznesmen nuk mbaroi prapa grilave, ndërkaq duhej disa. Për atë pushtetit të ri do t’i porositja që duhet të bëjë pastrim të gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe të neve politikanëve”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se prej kur jemi shtet, vetëm personat e varfër përfundojnë në burg, madje për vepra shumë të vogla.

“Edhe për secilin i cili nuk ka arsyetim logjik se si me rrogë shtetërore është bërë milioner, duhet menjëherë jo të vlejë dorëheqja, por procedura penale”, tha Pendarovski

Fjalimin e Pendarovskit e ndoqën të gjitha grupet e deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button