Zaev: E ftoj Këshillin Gjyqësor që të vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e lëndëve

Kryeministri Zoran Zaev sot nëpërmjet një publikimi në Fejsbuk e ka ftuar Këshillin Gjyqësor që ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetërsimin e disa lëndëve, njofton Portalb.mk.

“Hajde na tregoni se kush ndikon ndaj gjykatësve, pse disa dhjetëra lëndë janë ruajtur të mbaruara dhe kanë mbetur në sirtarët e ish kryetarit të Gjykatës Supreme”, thekson Zaev në publikim.

Ai më tej thekson se nuk do të ketë kompromis me krimin.

“Nuk ka Gjykatë të tillë, gjykatës, prokuror që do ta ndalojë këtë proces! Nuk ka gjasa! Në këtë rrugën tonë duhet ta mbarojmë edhe luftën për drejtësi”, shtoi kryeministri.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev dje deklaroi se kontrolli i gjykatësve duhet që të kryhet në pajtim me Kushtetutën e vendit dhe ligjet ekzistuese për gjykata dhe për Këshillin Gjyqësor.

Sipas Zdravev, Këshilli Gjyqësor këtë vit ka kërkuar përgjegjësi nga 75 gjykatës, për dallim prej vjet kur ka pasur vetëm disa dhjetëra kërkesa.

Për thirrjet se pastrimi i organeve gjyqësore duhet të fillojë mu nga Këshilli Gjyqësor, Zdravev thotë se nuk i përjeton si trysni ndaj pushtetit gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button