Site icon PORTALB

Pesë prioritetet programore të BDI-së u prezantuan sot

2 Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Takim liderësh, zgjedhje, Vila Vodno

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Integrimi konsensual, vetingu, jetesë cilësore, zhvillim dhe punë, dhe rinia e para, janë pesë prioritetet e reja programove të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, njofton Portalb.mk.

“Ideja për kërkimin e prioriteteve të reja vjen pas konstatimit se dy shtyllat e saj programore, siç ishte zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimi euratlantik, po ezaurohen. Një togfjalësh i ri, të cilin do të përpiqemi që ta promovojmë në narrativin politik në Maqedoni, integrimi konsensual ka të bëjë me kombinimin e dy synimeve tona absolute si shqiptarë, por edhe si qytetarë të RMV-së, e para ka të bëjë me integrimin e plotë në NATO dhe BE si dhe konsensualitetin si politikë”, tha Artan Grubi nga BDI.

Ai tha se BDI e ka hartuar programin e saj për Kongresin e radhës në konsultime me organizatat ndërkombëtare IRI dhe NDI, të cilat, sipas Grubit, i kanë siguruar edhe konsultantë ndërkombëtarë.

Exit mobile version