Arsimtarët dhe nxënësit nuk do të mund të përdorin celularin, vendosi komuna

Gjatë procesit mësimor në shkollat fillore të Komunës së Gjorçe Petrovit, nuk lejohet më përdorimi i celularëve, transmeton Portalb.mk.

“Me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor, e sollëm këtë masë. Për secilin arsimtar që nuk do ta respektojë, do të ketë masë disiplinore. Kuadri arsimor në të ardhmen për nevojat e mësimit do të mund të shërbehet vetëm me teknologji tjetër informacioni-komunikimi, por jo edhe me telefon”, informuan nga komuna.

Siç bënë të ditur autoritetet komunale, përdorimi i tepruar i telefonave gjatë mësimit nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve po bëhet problem serioz në procesin gjithëpërfshirës arsimor. Nxënësit mund të marrin telefonin në shkollë, por duhet të vendosin në vend të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button