Site icon PORTALB

Dhjetëra të plagosur në përleshjet gjatë protestave në Liban

Liban

Dhjetëra persona janë plagosur gjatë përleshjes katër orëshe mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin libanez, Bejrut, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra demonstrues të dielën vonë u mblodhën në Sheshin e Dëshmorëve për të protestuar ndaj konsultimeve që pritet të zhvillohen në parlament të hënën për emërimin e kryeministrit të ri.

Tensionet u rritën pasi protestuesit u përpoqën të marshojnë drejt parlamentit, por forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të bllokuar demonstruesit duke u përpjekur të kalonin barrierat në Sheshin e Dëshmorëve.

Protestuesit sulmuan policinë me gurë, ndërsa përleshjet vazhduan deri vonë ku dhjetëra persona u plagosën nga të dy palët.

Njësitë e Mbrojtjes Civile në Liban theksuan se mbi 72 protestues u trajtuan dhe 20 të tjerë u dërguan në spitale.

Forcat e sigurisë kanë marrë masa që prej fillimit të protestave antiqeveritare më 17 tetor.

Libani muajve të fundit është përfshirë nga protestat për shkak të planeve për ngritjen e taksave, të cilat shpejt u shndërruan në ankesa më të gjera.

Trazirat detyruan kryeministrin Saad Hariri më 29 tetor të jepte dorëheqje, pa përparuar në arritjen e marrëveshjes për një qeveri të re

Exit mobile version