Site icon PORTALB

Njeriu i propagandës së Putinit po qëndron në Kosovë

Andrey Kondrashov

Andrey Kondrashov

Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të propagandës së presidentit rus, Vladimir Putin po qëndron në Kosovë. Kondrashov është zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i rrjetit televiziv shtetëror rus VGTRK.

Sipas burimeve të redaksisë, nuk dihet saktë arsyeja pse ai gjendet në Kosovë, por dyshimet janë se “ai nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, i cili mund të ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës”, transmeton Top Channel.

Deri vonë ai ka udhëhequr programin Vest Nedeli (Lajmet e Javës), ndërsa në janar të vitit 2018, ai është bërë zëdhënës i selisë së fushatës elektorale të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai është autor i disa filmave dokumentar, përfshirë edhe filmin “Krimea, rruga për atdhe”, e cila përqendrohet në ngjarjet e vitit 2014, gjatë aneksimit të Krimesë. Ky film paraqet një intervistë të gjatë me presidentin rus, Putin.

Kondrashov ishte edhe në mesin e gazetarëve të dekoruar nga presidenti rus, Putin për mbulimin “objektiv” të ngjarjeve në Krime.

Ai është gjithashtu autor i filmit dokumentar me titull “Putin”, i cili përbehet me një seri intervistash me këtë të fundit. Ky film gjithashtu përmban intervista me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev, sekretarin e këshillit të sigurisë Nikolai Patrushev, ish-kancelarin gjerman dhe ish-kryeministrin italian.

Në foto: Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Andrey Kondrasho.

Exit mobile version