Takimi Kurt-Mustafa, dështuan bisedimet për qeverinë e re të Kosovës
Pas disa orësh bisedë kokë më kokë kryetari i VV dhe kryetari i LDK nuk arritën një marrëveshje për qeverinë. Glauk Konjufca nenkryetar i VV, tha se ajo që mund të thoshtë se nuk pari marrëveshje dhe vetëm në ditët e ardhshme do tregohej se cdo të bëhej.
Të dyja partitë fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit kanë arritur t’i harmonizojnë programet për bashkëqeverisje, por ndarja e ministrive dhe në veçanti posti i presidentit është bërë shkak që këto dy subjekte të kenë mospajtime
Më 02 dhjetor, Mustafa dhe Kurti u takuan për të njëjtin qëllim – arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Pas këtij takimi, Kurti tha se “avancim ka, por jo marrëveshje”. Ndërsa Mustafa ka thënë se dallimet mes tyre do t’i zbulojnë pasi t’i përafrojnë ato.
Tani si duket të dy ata u janë qasur më seriozisht bisedimeve për t’i tejkaluar dallimet mes tyre dhe mbetet të shihet nëse do ta arrijnë këtë gjë pas një takimi prej tre orësh.