Site icon PORTALB

Facebook shqyrton opsionin e Instagram, të fshehjes e pëlqimeve

Instagram zyrtarisht pjesë e Facebook-ut

Veprimi fundit që ka ndërmarrë Instagrami, për të larguar pëlqimet, është pëlqyer nga të gjithë, por për koincidencë, mund të ketë edhe efekt negativ.

Zyrtarë nga Facebook, konsiderojnë se fshehja e pëlqimeve sikur ka bërë kjo platformë, i bën njerëzit të postojnë më shumë, sepse nuk ndjejnë se postimet e tyre janë parë, transmeton Observer.

Sipas tyre, pëlqimet ngrenë vetëbesimin dhe kënaqësinë, derisa mungesa e tyre, do të thotë se askush nuk po merret me na në mënyrë virtuale dhe ndjehen keq. Kjo sipas tyre, i bënë disa njerëz që të postojnë më shumë, në mënyrë që të përmbushin ndjenjën e zbrazëtisë që ndjenjë.

Largimin e pëlqimeve, Isntagrami e kishte paralajmëruar disa muaj më parë, me pretekstin se përdoruesit duhet të fokusohen në përmbajtjen e imazheve apo videove dhe jo numrit të pëlqimeve që grumbullojnë.

Tashmë pëlqimet janë larguar për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, që pritet të jetë një lloj testi i efektit që do të ketë ky veprim në përdorimin e rrjeteve sociale.

Nëpërmjet largimit të pëlqimeve dhe shumë veprimeve tjera që po i ndërmerr Instagram, por përpiqet ta bëjë këtë platformë sa më të sigurt.

 

Exit mobile version