Një grup nxënësish nga Kumanova dhe Shkupi me anë të celularit kanë xhiruar një film me metrazh të shkurtër. Me këtë film kreativ do të konkurrojnë në edicionin e tretë të festivalit të filmit të xhiruar me celular Mobile Film Festival, nata e parë e të cilit mbahet nesër në Shkup.
Motoja e festivalit është “Gjithkush mundet” andaj nxënësit e arkitekturës në shkollën e mesme Zdravko Cvetkovski kanë dërguar para jurisë filmin e tyre, shpresojmë të kenë të njëjtin sukses sikur Dukagjin Borova me Everything is Money.
Rolin kryesor në tregimin e këtyre të rinjve e mban aktori Vildan Maksuti nga Kumanova ndërsa në të luajnë: Barije Memeti, Arianit Saliji, Bunjamin Aziri, Teuta Memeti, Alma Aqifi, Amire Aziri, Vjollca Tahiri.
“Konkurrenca është e madhe dhe kryesisht maqedonas” thonë nxënësit për Portalb.
Montazhi dhe regjia është e Vjollca Tahirit dhe Vildan Maksutit. Nata e dytë e festivalit do të mbahet në Manastir më 10 nëntor. /Portalb