Site icon PORTALB

Prodhuesit e kanabisit mjekësor: Ligji të miratohet përpara zgjedhjeve

Shoqata e prodhuesve të kanabisit mjekësor “Makkabanis” sot kanë dërguar apel deri te partitë më të mëdha politike në vend që urgjentisht t’i miratojnë ndryshimet e Ligjit për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, njofton Portalb.mk.

Nga Shoqata kanë kërkuar që ligji, që është dorëzuar në Kuvend, të miratohet përpara shpalljes së zgjedhjeve, gjegjësisht të marrë status të ligjit i cili miratohet me procedurë të shkurtuar që të mundet të votohet në seancën e radhës.

Kryetari i Shoqatës “Mkkanabis”, Kostadin Dukovski, në konferencë për shtyp tha se sikur dikush me qëllim nuk dëshiron ta miratojë këtë ligj, ndërkaq me atë të gjitha kompanitë që kanë investuar shuma milionëshe në këtë biznes humbasin dhe se mundet që tërësisht të humb ky biznes.

Exit mobile version