Site icon PORTALB

Kurti: Takimet me LDK-në vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja që dëshirojmë

Albin Kurti dhe Isa Mustafa foto nga FB

Albin Kurti dhe Isa Mustafa foto nga FB

Gjatë ditës së sotme nuk do të takohen lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Në anën tjetër, LDK vazhdon me kërkesën e saj që në marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje të futet edhe posti i presidentit, madje kërkon edhe zotim, transmeton Top Channel.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se takim nuk do zhvillohet sot, por që paralajmëroi takime të shpeshta deri në arritjen e marrëveshjes. Ai tha se ende nuk ka rezultate konkrete në drejtim të nënshkrimit të koalicionit qeverisës me LDK-në

I pyetur se thirrja e seancës konstituive nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi a paraqet presion për arritjen e koalicionit, Kurti tha presidenti u ka ofruar edhe më shumë kohë sesa që nevojitet.

Sipas tij në takimin e mbrëmshëm me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, janë pajtuar që të vazhdojnë takimet e radhës për të arritur marrëveshjen finale për formimin e Qeverisë së re të vendit.

Exit mobile version