U miratua projektligji që përjashton myslimanët nga marrja e nënshtetësisë

Parlamenti i Indisë miratoi një projekt-ligj që i jep nënshtetësinë indiane emigrantëve nga tre vende fqinje, me përjashtim të myslimanëve, transmeton OraNews.

Projektligji i diskutueshëm për ndryshimin e shtetësisë (CAB) siguron dhënien shpejt të nënshtetësisë për pakicat fetare, përfshirë hindusët, sikët, budistët, dhe të krishterët, nga Afganistani, Bangladeshi dhe Pakistani.

Partitë opozitare kundërshtojnë ligjin duke thënë se ligji i propozuar është antikushtetues pasi bazon nënshtetësinë në fenë e një personi dhe margjinalizon më tej komunitetin mysliman të 200 milionëve indian.

Qeveria, e qeverisur nga partia Bharatiya Janata Partia (BJP), tha se projektligji kërkon të mbrojë pakicat fetare që ikin nga persekutimi në vendet e tyre të lindjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button