Site icon PORTALB

Gjyshja angleze do t’i presë krishtlindjet prapa grilave pasi bashkëpunoi me shqiptarë

Gazeta The Sun shkruan se një gjyshe angleze do t’i duhet të festojë Krishtlindjet në burg pasi u rekrutua nga trafikantët shqiptarë për të sjellë njerëz nga Franca drejt Anglisë, transmeton Koha.net.

Jackie Willis u përpoq të trafikonte drejt Anglisë tre emigrantë shqiptarë të fshehur në bagazhin e makinës.

Sipas The Sun, një trafikant kishte takuar Jackie Willis duke i ofruar 3.000 stërlina për çdo person, të sjellë nga zona e Calais në Francë përmes eurotunelit të Doverit në Angli.

Jackie Willis shkruan gazetari i The Sun Nick Pisa punonte si menaxhere për kompaninë Aramark, nga ku edhe u prangos.

Prokurori Pascal Marconville i tha gjykatës se zonja Willis nuk do të jetë britanikja e fundit e rekrutuar nga trafikantët.

Exit mobile version