Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka falëndëruar homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov, për mospjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për shkak të dhënies së çmimit për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe përkrahës i Millosheviqit.
Në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave në Suedi për ndarjen e çmimeve Nobel nuk do të marrë pjesë as Maqedonia, ka bërë me dije Pacolli.
Kryediplomati kosovar ka falëndëruar Maqedoninë e Veriut për këtë vendim.
“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
Thanks @Dimitrov_Nikola for boycotting the @NobelPrize awarding ceremony of Peter Handke. ?? stood with us in most difficult times in 98-99 when Milosevic committed the crimes in Kosovo. Handke did not stand like ?? with the victims, but with Milosevic.
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) December 9, 2019
Edhe Shqipëria, Turqia, Kroacia, Kosova kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit.
Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, të gjitha këto shtete kanë deklaruar se është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e liderit kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve të ’90-ta.