Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Ndotje e ajrit, Shkup, vjeshtë, moti sot, mot, ndërtime, dendësi, ilegale

Ilustrim

Moti do të jetë kryesisht me diell  me vranësira lokale dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa. Pastaj do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe me reshje, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 5 deri në katër gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 8 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira lokale  dhe me kushte të paraqitjes  të mjegullës së mëngjesit nëpër fushëgropa. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në minus 1 gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 12 gradë.

Nga nata e martë prej në perëndim do të fillojnë reshje të shiut, të cilat në pjesët malore do të jenë të dëborës. Nga dita e martë kah fundi i ditës  në perëndim dhe veri shiu do të shndërrohet  në dëborë dhe në vendet më të larta. Këto reshje përkohësisht do të jenë më intensive (mbi 25l/m2) veçanërisht në pjesët perëndimore dhe në jug.

Exit mobile version