Site icon PORTALB

Dhjetëra mijëra protestues ia mësyjnë rrugëve të Hong Kongut

Hong Kong. Foto: REL

Hong Kong. Foto: REL

Dhjetëra mijëra protestues po marshojnë në Hong Kong.

Për herë të parë që nga gushti, policia ka lejuar një tubim të Frontt të të Drejtave Civile të Njeriut – një nga grupet më të mëdha pro-demokracisë në këtë territor, transmeton Klan Kosova.

Policia tha se 11 persona u arrestuan përpara tubimit në sulme dhe se u sekuestrua një armë zjarri.

Protestat filluan në qershor për një projektligj të diskutueshëm të ekstradimit, dhe tani kanë evoluar në demonstrata më të gjera anti-qeveritare.

“Do të luftoj për liri derisa të vdes”, tha një nënë 40 vjeçare.

Në një deklaratë të shtunën, qeveria bëri thirrje për qetësi dhe tha se kishte “mësuar mësimin e saj dhe me përulësi do të dëgjojë dhe do të pranojë kritikat”.

Protestat antiqeveritare kanë kapluar territorin gjysmë-autonom kinez për më shumë se gjashtë muaj.

Exit mobile version