Site icon PORTALB

Ky institucion i RMV-së dhuroi një milion denarë ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit

Tërmeti në Thumanë, Durrës

Tërmeti në Thumanë

Tërmeti që preku Shqipërinë, shkaktoi dëme të mëdha, duke shkaktuar edhe dhjetëra viktima.

Për sanimin e këtyre dëmeve, përveç shumë institucioneve nga shtete të ndryshme, edhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot vendosi të kontribuon me një milion denarë, transmeton Portalb.mk.

“Mjetet financiare do të paguhen në një llogari të veçantë të dedikuar për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut– Fondi për Solidaritet”, thuhet në kumtesën e Agjencisë.

Nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4, që goditi Shqipërinë dhe ku humbën jetën 51 persona, zyra e Drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore tashmë ka dalë me një komunikatë informuese për punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave.

Ndërkohë vazhdoi shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në qytetin e Durrësit dhe në Krujës.

Exit mobile version