Site icon PORTALB

U anulua vlerësimi i aktakuzës për rastin e 27 prillit

Gjykata themelore penale – Shkup bëri të ditur se mbrojtja sot ka kërkuar përjashtimin e një gjykatësi-anëtar I Këshillit për vlerësim, transmeton Portalb.mk.

“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesës, kryetari i Gjykatës e refuzoi kërkesën si të pabazë. Sipas nenit 36 paragrafi 7 nga LPP: “Vendimi me të cilin refuzohet kërkesa për përjashtimin mund të anulohet me ankesë të veçantë në afat prej tre ditëve të sjelljes së vendimit, ndërsa nëse vendimi i tillë është sjellë pas akuzës së konfirmuar, atëherë vetëm me ankesë të aktgjykimit”, bëhet e ditur në kumtesë.

Seanca e radhës për Rastin e 27 prillit do të mbahet më 23 dhjetor.

Përndryshe, sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së pasi u zgjodh për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi nga shumica parlamentare, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”.

LEXO: Rasti i 27 prillit

Exit mobile version