Site icon PORTALB

SHBA, 4 të vdekur gjatë përleshjes pas një vjedhjeje

Policia amerikane, foto ilustrim

Policia amerikane, foto ilustrim

Gjatë një përleshjeje mes forcave të sigurisë dhe disa hajdutëve të një artarie në Florida të SHBA-ve kanë humbur jetën katër persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se agjenti i FBI-së, George Piro, bëri të ditur se dy sulmues të armatosur pas vjedhjes së artarisë në Coral Gables, jo shumë larg Miamit, vodhën edhe një kamion të kompanisë për dorëzimin e pakove United Parcel Service (UPS).

Piro sqaroi se policët u përleshën me sulmuesit të cilët e rrëmbyen edhe shoferin e kamionit. Gjatë përleshjeve humbën jetën dy hajdutë, shoferi i kamionit dhe një civil.

Hetimi është në rrjedhë.

Exit mobile version