Sela: Mundet të ratifikohet Protokolli për NATO, dhe mos të shtyhen zgjedhjet

Ziadin Sela, lideri i partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) deklaroi se është për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO më 11 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Sot është momenti që t’i bëj apel qeverisë dhe të gjitha partive politike se përkrahja e një iniciativë të tillë, nuk do të ishte hera e parë. Sepse ka precedentë. Ka pasur edhe raste të ngjashme që nuk ka pasur nevojë ta votojnë të gjitha vendet, si rasti i Malit të Zi ku kuvendi e votoi protokollin pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pra mjafton ta votojmë ne”, deklaroi Sela.

Gjithashtu ai e krahasoi gjendjen edhe me rastin kur është ratifikuar Marrëveshja e Prespës, e cila ishte ratifikuar para Greqisë.

Ai është shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që janë paraparë më 12 prill.

LEXO: VMRO-DPMNE kërkoi që Qeveria ta iniciojë ratifikimin e anëtarësimit në NATO përpara shpërndarjes së Kuvendit
LEXO: Stoltenberg pret që protokolli për hyrjen e RMV-së në NATO të ratifikohet në fillim të vitit 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button