Rama në Londër: Evropa e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar praninë e liderëve të Evropës në Samitin e NATO-s për ti njohur me situatën e krijuar nga tërmeti në Shqipëri, transmeton OraNews.

Pas Samitit, Rama tha se Europa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve.

“Europa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon komunikimin me homologët, unë duhet të kthehem.Ju kemi vënë në dispozicion dokumenta dhe informacione që të kenë një pamje të qartë. Kam arritur të përfshij drejtëpëdrejtë emocionnlisht liderët. Sepse një fjalë e tyre është shumë më tepër se një dosje”, deklaroi Rama.

I pyetur për ftesën e përsëritur ndaj Bashës për bashkëpunim, Rama tha se “nuk ka sens të vazhdojë historia me deklarata në distancë kur ne jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie shumë më të madhe se ajo e politikës, çatinë e shtëpisë së Shqipërisë.

LEXO: Ka filluar takimi i liderëve të vendeve anëtare të NATO-s  (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button