Site icon PORTALB

Çavkov e ka kontestuar Ligjin për Amnesti për “27 prillin”, Kushtetuesja dha mendim negativ

Mitko Çavkov

Mitko Çavkov

Gjykatësi kushtetues, Vlladimir Stojanovski, si gjykatës raportues, ka dhënë mendim negativ për kërkesën e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, i cili e konteston Ligjin për Amnisti të vitit 2018-të për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Sipas Çavkovit, kontestuese është ajo që bëhet fjalë për ngjarje të njëjtë penale, ndërkaq nuk ka barazi në amnistinë, si akt mëshire nga shteti, gjegjësisht disa janë falur, ndërkaq disa nuk janë falur për të njëjtën ngjarje.

Gjykatësi Stojanovsk itha se Gjykata Kushtetuese nuk mundet të vendoset në rolin e Kuvendit dhe të caktojë se kush duhet të amnistohet.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendoset në vendin e Kuvendit dhe ta kryejë rolin e saj për atë se disa kanë të drejtë, dhe disa nuk kanë të drejtë për amnisti. Autorizimi kushtetues i Kuvendit është e drejtë e saj që ta caktojë llojin dhe nivelin e amnistisë, tha Stojanovski.

Ndryshe, të akuzuarit për ngjarjen e përgjakshme të “27 Prillit” janë shpallur fajtorë për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, me 211 vjet burg: 

Deputetë që ndihmuan në hapjen e dyerve  u amnistuan, ndërkaq për organizatorët e sulmit, si për ish kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski. Pjesë e këtij grupi është edhe ish lideri dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili, para se të marrë njoftimin për ta vuajtur dënimin e shqiptuar në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), u arratis në Budapest të Hungarisë, ku edhe ka kërkuar azil.

Exit mobile version