Site icon PORTALB

Vdes pas 42 viteve në komë!

Vdes pas 42 viteve në komë

Vdes pas 42 viteve në komë

Vdiq në Majemi të Shteteve të Bashkuara në moshën 59-vjeçare, Edwarda O’Bara, pacientja që për 42 vite me radhë qendroi gjendje kome. 

O’Bara ra në gjendje kome diabetike pas marrjes së një medikamenti kundër pneumonisë në vitin e largët 1970. Vitet e gjata të kaluara në këtë gjendje e shndërruan atë në pacienten më jetëgjatë në gjendje kome, plot 42 vjet. 

Përgjatë gjithë këtyre viteve, në krah të “Bukuroshes së fjetur”, sic u pagëzua nga mediat, qendruan me radhë, babai që vdiq nga një atak kardiak në vitin 1977, më pas e ëma, që ndërroi jetë në vitin 2008 në moshën 80-vjeçare.. 

“Ajo mbylli sytë e saj dhe shkoi të bashkohet me mamanë time në parajsë”, deklaroi motra e saj Collen pas vdekjes së Edwarda-s ditën e mërkurë në moshën 59-vjeçare./Portalb

Exit mobile version