Site icon PORTALB

Alma Lama del nga Vetvendosja, kritikon ashpër Albin Kurtin për shamitë

Alma Lama

Alma Lama

Alma Lama, ka treguar se ka mospajtime me këtë parti, me ç’rast kritikon ashpër kreun e saj, Albin Kurtin. Ajo thotë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet për të siguruar një bashkëjetesë politike.

Lama ka shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes” duke e lënë hapur mundësinë e largimit. Ajo kritikon ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

“Z.Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri”, ka thënë Lama për Zërin. 

Exit mobile version