Site icon PORTALB

U inspektuan 469 objekte në qarkun Durrës, 180 janë të pabanueshme

Në qarkun e Durrësit janë inspektuar 469 objekte nga të cilat 180 janë të pabanueshme, transmeton OraNews.

Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri publike shifrat, duke theksuar se janë prishur në total 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Në rang qarku, 469 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte.

RENDI DHE SIGURIA

Theksojmë se për përballimin e situatës  nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës të mbështetura me shërbime shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së  Shtetit me FLO, efektiva të rendit, efektiva të policisë rrugore strukturat janë në gadishmëri dhe me angazhim maksimal.

Mbi 800 punonjës policie në terren që monitorojnë situatën e rendit, mbështesin grupet e inspektimit në territor, mbështesin grupet IMT që janë duke vepruar për prishjen e objekteve që rrezikojnë , ruajtjen e pallateve që kanë rrezik të lartë për banorët, sigurojnë qendrat e akomodimit në hotele, sigurojnë qendrat e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave, mbështetjen e grupeve të verifikimit në terren, ruajtjen e rendit dhe parandalimin e çdo ngjarje që cënon liritë, pronën dhe  jetën qytetarëve.

SHËNDETËSIA

Sa i takon shërbimit shëndetësor tani është i përqendruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe ekipet në terren në hotelet ku janë banorët.

1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit

376 të sëmurë kronikë të evidentuar në hotele kanë marrë trajtimin e nevojshëm

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti

1500 fëmijë po marrin shërbim psiko-social

300 psikologë dhe punonjës sociale po japin trajtim psikosocial

SIGURIA USHQIMORE

Për ndjekjen e situatës dhe pasojave të tërmetit, AKU-ja është angazhuar në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me qëllim kryesor sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.

Janë vendosur trupat inspektuese pranë qëndrave të grumbullimit të produkteve ushqimore të cilët kontrollojnë çdo produkt ushqimor, ndërkohë që inspektorët kontrollojnë dhe monitorojnë 24/24 orë këto vendgrumbullime.

Për monitorimin nga Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë angazhuar në total 80 inspektorë, duke monitoruar rreth 60 vendgrumbullime të produkteve ushqimore të cilët kanë kryer rreth 240 inspektime të ndara sipas një grafiku në grupe, sipas zonave dhe turneve.

Për zonën e Durrësit janë monitoruar:

Për zonën e Shijakut janë monitoruar:

Për zonën e Sukthit janë monitoruar:

Për zonën e Krujës janë monitoruar:

Për zonën e Tiranës janë monitoruar:

Për zonën e Vorës janë monitoruar:

Për zonën e Kamzës janë monitoruar:

Për zonën e Golemit janë monitoruar:

Exit mobile version