Zaev paralajmëroi masa kundër gjyqësorit: Koha është të përballen me qytetarët, të pastrohen të pandershmit

Kryeministri Zoran Zaev, ka theksuar se një vit e gjysmë është treguar se gjyqësori ka mbetur fortesa e fundit e “shtetit të robëruar”, nën kontrollin e një numri të caktuar të gjykatësve dhe prokurorëve që janë në pozita të fuqishme, njofton Portalb.mk.

Siç thotë ai, këto fortesa të fundit të “shtetit të robëruar”, kanë vazhduar t’i kontrollojnë proceset gjyqësore në të cilat kanë qenë të dyshuar mu protagonistët e regjimit. Sipas tij, duke e keqpërdorur ndarjen e pushtetit gjyqësor nga ai ekzekutiv, këto të ashtuquajtur qendra të fuqive gjyqësore svarovski kanë mbetur në rrugën e drejtësisë.

“Kjo patjetër të ndalojë menjëherë! Gjyqësorin patjetër duhet ta pastrojmë nga gjykatësit dhe prokurorët e pandershëm, që të munden profesionistët dhe të ndershmit, në mënyrë të papenguar ta sigurojnë drejtësinë që e presin qytetarët. Antikorrupsioni, mu tani kryen kontrolle të parave dhe pronës së të gjithë anëtareve të Qeverisë, duke filluar nga unë. Dhe ajo është në rregull. Për atë, e ftojmë Antikorrupsionin që të fillojë procedurën për kontrollin e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë. Komisioni ka mundësi të tillë dhe e inkurajojmë që ta zbatojë menjëherë. Pushteti ekzekutiv do t’i vendos në disponim të gjitha kapacitetet e saja për kontroll të prejardhjes së pronave dhe parave, të prokurorëve, gjykatësve dhe familjeve të tyre”, thotë Zaev.

Ai thotë se Antikorrupsioni duhet që t’i konstatojë konfliktet e interesit. Çdo gjykatës ose prokuror duhet që t’i deklarojë të gjithë avokatët, përfaqësuesit juridik dhe prokurorët nga rrethi i tij me të cilët në çfarëdo mënyrë kanë qenë të lidhur në proceset gjyqësore që i kanë udhëhequr.

“E ftojmë Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorëve ta vlerësojë përgjegjësinë e gjykatësve për vjetrimin e lëndëve dhe tërësisht ta kontrollojnë profesionalitetin dhe përditësimin e punës së gjykatësve. Kërkojmë që të sigurojmë gjyqësor në të cilën vendoset, dhe jo gjyqësor që vjetërson lëndë. Patjetër ta pastrojmë gjyqësorin nga joprofesionistët, jo të përditësuarit dhe të korruptuarit”, tha Zaev.

Gjithashtu, Zaevi paralajmëron se nëpërmjet institucioneve do të fillohet kontrollimi i të gjitha vërtetimeve mjekësore për paraburgim shtëpiak ose lëshimin e përkohshëm nga burgu, sipas të cilave ka pasur edhe arratisje.

Qeveria e fton edhe Komisionin Evropian, menjëherë të fillojë me instrumentin e vëzhgimit të rasteve gjyqësore të profilit më të lartë. Në pajtim me dispozitat ligjore për opinionin, Qeveria propozon që të gjitha incizimet nga gjykimet e rasteve të vëzhgohen nga Komisioni Evropian, të jenë të qasshme në versionin audio.

“Koha është që gjyqësori të përballet me opinionin”, thotë Zaev, duke shtuar se kanë premtuar drejtësi, i kanë dhënë mundësi gjyqësorit, por prej atje nuk ka pasur rezultat.

“Për atë, gjyqësori patjetër të përballet me qytetarët, të pastrohet nga të pandershmit dhe të ndryshohet”, shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button