Site icon PORTALB

Manchester City “ngec” ndaj Newcastle, komplikohet objektivi i titullit

Manchester City

Manchester City, Ilustrim

Manchester City ka hedhur një tjetër hap fals në kampionat, pasi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertën ndaj Newcastle United, rezultat ky që mund t’i nxjerrë tërësisht jashtë luftës për titull, ndonëse ka ende shumë javë në dispozicion, njofton “Supersport”.

Të besuarit e Guardiolës shënuan nga një gol në çdo pjesë, fillimisht me Sterling dhe më pas me anë të Kevin De Bruyne, por vendasit u kundërpërgjigjën me Willems në pjesën e parë dhe Shelvey në të dytën, duke u hequr fitoren nga duart “qytetarëve”.

Me këtë barazim Manchester City ngjitet në vendin e dytë me 29 pikë, por Liverpool mund të shkojë +11 pikë, nëse fiton ndeshjen e tij këtë pasdite ndaj Brightonit. “Citizens” mund të parakalohen edhe nga Leicester këtë javë.

Exit mobile version