Portalb ju rekomandon këtë libër.
“Kohë e pamjaftueshme…”, shkruan Ismail Kadare në një poezi të hershme të tij. Me të njëjtin titull, Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit, ka botuar në Francë një libër të pazakontë, kurioz, ngacmues, të sinqertë, me dëshmi, kujtime, letra dhe rrëfime mbi jetën e përbashkët me gjeniun e letrave.
Një libër kujtimesh prej saj, ngjan si ftesë për të hyrë në një botë ku gjallojnë qindra histori, këndvështrime e përjetime të panjohura, të vërteta të fshehura, por edhe fakte e dëshmi të shumëpërfolura, e njëkohësisht ende të pazbuluara deri në fund./Portalb