Site icon PORTALB

Edhe amnistia e Mukoskit, Vasilevskit dhe Tarçullovskit do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese

Dhuna në Kuvend - 27 prill 2017

Dhuna në Kuvend - 27 prill 2017

Sipas informacioneve të medias “A1ON”, në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të mbahet të mërkurën, në rend dite është edhe shqyrtimi i iniciativës për vlerësim të kushtetutshmërisë së amnistisë së të pandehurve për rastin e 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell Portalb.mk.

Bëhet fjalë për deputetë Kërste Mukoski, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovski, si dhe pjesëtarët e “Maqedonisë së përbashkët”, Bogdan Ilievski – Betmen, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski.

Kjo iniciativë ka të bëj me Nenin 1 dhe 2 të Ligjit, me të cilin u amnistuan persona që kryen sulm ndaj Kuvendit, por nuk ka informacione se kush është parashtruesi i kësaj iniciative.

Kjo vjen ngaqë paraprakisht gjashtë gjykatës kushtetuese kanë votuar “për” iniciativën për rishqyrtim të kushtetutshmërisë së nenit 11 të Ligjit për plotësim të Ligjit për abolim të vitit 2016-të, që i ka mundësuar ish presidentit Gjorge Ivanov të shkatërrojë abolimin për 56 personave, shumica e të cilëve janë radhë e VMRO-DPMNE-së.

Exit mobile version