Site icon PORTALB

Koncert i korit dhe solistëve me famë botërore nga Republika Popullore e Kinës

Ilustrim

Më 1 dhjetor, në orën 20:00 në Sallën e Koncerteve të Filarmonisë Kombëtare në Shkup, kori me famë botërore i Operës Kombëtare Kineze do të mbajë koncert gala. Kori do të performohet nga pianistja zvicerane, Xhao Melodie, nën shkopin e dirigjentit, Xhao Juan dhe Xhou Haoju, njofton Ministria e Kulturës.

Evenimenti, me titull “Kina takohet me Perëndimin”, po organizohet me rastin e Forumit të Katërt Ministror për Bashkëpunim Kulturor të RP të Kinës me vendet e EQL-së (17 + 1), organizator i të cilit ishte vendi ynë.

Koncerti gala organizohet nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Koordinuese për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Exit mobile version